
Benevento, Itali – Një ngjarje tronditëse ka goditur provincën Benevento,
ku një 58-vjeçar vrau në mënyrë brutale bashkëshorten e tij 49-vjeçare, duke e goditur disa herë në kokë dhe fytyrë me gur, ndërsa ajo ndodhej në shtrat.
Gruaja ndërroi jetë menjëherë, pa mundur të shpëtohet nga mjekët që mbërritën në vend. Autori, i cili dyshohet se kreu aktin makabër, ka hapur derën dhe është larguar me vrap, duke marrë me vete dy nga tre fëmijët e mitur të çiftit.
Trupi i viktimës u zbulua në orët e para të mëngjesit nga të afërmit, ndërsa e ëma e autorit – që jetonte në të njëjtën banesë – ishte e para që pa skenën e tmerrshme dhe njoftoi karabinierët.
Çifti kishte 25 vite martesë dhe këtë vit pritej të festonin përvjetorin. Ata ishin prindër të tre fëmijëve, dy adoleshentë 15 dhe 16 vjeç, si dhe një më të vogël.
Pas krimit, babai mori dy prej fëmijëve dhe është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet intensive.
Kryetari i Bashkisë së Paupisi-t, Salvatore Colletta, u shpreh i tronditur:
“Përveç bashkëshortit të viktimës, mungojnë edhe dy fëmijët e tyre. Ky është shqetësimi ynë më i madh. Komuniteti është i shokuar. Familja nuk kishte dhënë sinjale të problemeve më parë.”
Hetimet vazhdojnë, ndërsa ngjarja ka lënë komunitetin në shok të plotë dhe ka ndezur alarmin për fatin e fëmijëve të zhdukur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
