
Ndodh shpesh që në disa programe televizive të prezantohet të rinj si “shembull” se ata kanë diçka për të treguar nga jeta e tyre, dhe mund të jenë interesantë për të rinjtë e tjerë të cilët mund të “mësojë” prej tyre.
Këto emisione u japin famë, i bëjnë që të marrin ndjekësa në “Instagram” e që më pas të fillojnë dhe të reklamojnë jetën e tyre. Por shpesh këto personazhe bëhen lajm për paditurinë që i karakterizon, dhe në vend që publiku të përfitojë prej tyre, e vetmja gjë që përfiton është humori.
Një moment i ngjashëm ka ndodhur me Rizartën, një figurë publike e cila ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale. E ftuar në një emision televiziv, ajo u testua për njohuritë që ka me pyetjen “1 milion dollarëshe” “Kush është presidenti i Shqipërisë?”
Pa hezituar dy herë, ajo përgjigjet me bindje: “Ilir Meta, ai që është në burg!”
Ky moment shkaktoi të qeshura në panel, dhe është bërë viral në internet, ku paragjykimet ndaj vajzës nuk kanë munguar.
Në fakt për ata që nuk e dinë, Ilir Meta është ish-president i Shqipërisë, pasi tani president është Bajram Begaj, pavarësisht se të rinjtë mund të mos e njohin fare dhe nuk ia kanë idenë për punën që bën dhe dobitë që i sjell vendit tonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
