LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 18:06

E paralajmëroi Rama, ja ndryshimi i nenit për pezullimin e një ministri

Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të Drejtësisë, Besford Lamallari.

Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Mësohet se ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Me këtë ndryshim mazhoranca synon ti japë fund debatit sa politik dhe juridik nëse SPAK e më pas me miratimin e GJKKO ndërhynë në kompetencat e qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE