LAJME / E Hënë 27 Tetor 2025, 15:03

“E pabesueshme nga Berisha: Lavdëron Fatos Nanon në mes të intervistës!”

Berisha befason: “Fatos Nano kishte karakter, e pranonte humbjen me dinjitet”

Në një intervistë të rrallë për emisionin “FLET” në Top Channel, me gazetaren Ilnisa Agolli, ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës shqiptare, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të pazakontë që ka befasuar publikun.

I njohur për qëndrimet e tij të forta dhe polemikat e shumta me kundërshtarët politikë, Berisha këtë herë foli me tone të moderuara dhe reflektuese, duke vlerësuar sjelljen e ish-kreut të socialistëve, Fatos Nano, pas humbjes së zgjedhjeve.

“Edhe pse ishim kundërshtarë të vendosur, Fatos Nano kishte një cilësi që shumë sot nuk e kanë. E pranonte humbjen, e pranonte gabimin dhe nuk ngulte këmbë kur e kuptonte që kishte mbaruar koha e tij. Ai dha dorëheqjen dhe u tërhoq vetë. Kjo është për t’u vlerësuar, sepse tregoi karakter,”

– u shpreh Berisha gjatë intervistës.

Gazetarja Ilnisa Agolli, e njohur për pyetjet e saj të drejtpërdrejta, e sfidoi Berishën edhe për aktualitetin politik, por ishte pikërisht reflektimi për Nanon që tërhoqi më shumë vëmendje.

“Kemi shumë dallime me Nanon, por ai nuk fshihej pas justifikimeve. E thoshte me gojën e tij: ‘E bëra gabimin’. Tani e ke të pamundur të gjesh një lider që e thotë këtë gjë,” – shtoi Berisha.

Deklarata ka ngjallur menjëherë reagime dhe diskutime në rrjete sociale, ku shumë përdorues e cilësuan si një moment të rrallë të vetëreflektimit politik në Shqipëri.

Intervista në “FLET” pritet të komentohet gjatë në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE