LAJME / E Hënë 19 Janar 2026, 22:10

E le djalin të varfër’, ish-gruaja demaskon Lim Hotin: S’pyete kurrë a ka për të ngrënë, e kishe mendjen te femrat

Reperi Lim Hoti, dikur bashkëshorti i këngëtares Albëresha me të cilin ka edhe një djalë, është demaskuar publikisht nga ish-bashkëshortja e tij. Albresha ka marrë shkas nga postimet që ajo i quan ‘të shtirura’, të reperit, pasi ka publikuar foto me të birin duke u shprehur se i mungon.

“Historia e jetës së djalit tim: Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta shpreh për herë të parë këtu se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati.

Qoftë edhe financiarisht. Është e thjeshtë që të postosh një foto për sytë e botës e të shkruash se i mungon, ama ti nuk ishe kurrë pranë tij kur ai tha fjalën e parë, kur ai ishte i sëmurë. Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë, por për femrat e tjera kishe para për të dalë dhe argëtuar duke e lënë djalin të varfër pasi vendose të na braktisësh. 

Djali im është një fëmijë inteligjent, i zgjuar dhe ka plot dashuri nga familja ime, kurrë nuk do i mungojë asgjë”– shkruan Albresha në rrjete sociale.

 

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE