LAJME / E Premte 1 Maj 2026, 22:10

E FUNDIT/ Plagosje me thikë, 23-vjeçari përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake nga burime zyrtare, i riu është gjetur i dëmtuar dhe më pas është shoqëruar me urgjencë drejt

spitalit nga forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për incidentin.

Aktualisht, 23-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij

e plotë shëndetësore.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, duke mbledhur prova dhe dëshmi në vendin ku ndodhi plagosja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE