
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shoqërisë shtetërore IdentiTek, Freskida Halilaj. Ky zhvillim vjen në një kohë kur institucioni është në qendër të vëmendjes për shërbimet e dokumenteve biometrike, por ende mungon një njoftim zyrtar mbi motivet e qarta që çuan në këtë ndërprerje të bashkëpunimit.
Halilaj e mbante këtë post prej muajit nëntor të vitit 2024, duke pasuar në këtë detyrë Loina Priftin. Largimi i saj shënon një tjetër ndryshim në kupolën drejtuese të institucionit që menaxhon të dhënat sensitive të shtetasve.
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë me dije se brenda ditës së sotme pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri, i cili do të marrë frenat e IdentiTek. Ky institucion ka një rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare, pasi është përgjegjës për:
IdentiTek u krijua si pasardhëse e shërbimeve që më parë ofroheshin nga koncesionari, duke kaluar tashmë nën administrimin e plotë shtetëror. Stabiliteti në drejtimin e kësaj kompanie është kyç për të garantuar që procesi i pajisjes së qytetarëve me dokumente identifikimi të mos pësojë vonesa apo ngërçe teknike.
Drejtuari i ri i IdentiTek do të përballet me sfidën e modernizimit të mëtejshëm të proceseve dhe rritjes së sigurisë së sistemeve biometrike, në një kohë kur kërkesa për rinovim dokumentesh mbetet e lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
