
Një detaj domethënës është evidentuar gjatë protestës së Partisë Demokratike, ku gazetari i News24, Renaldo Salianji, ka konstatuar një fakt që ngre pikëpyetje serioze.
Sipas verifikimeve në terren, gazi lotsjellës i përdorur nga forcat e policisë ndaj protestuesve rezulton të ketë qenë i skaduar prej më shumë se dy vitesh.
Ky element hap një debat të rëndësishëm mbi protokollet e sigurisë dhe standardet e përdorimit të mjeteve të tilla nga autoritetet.
Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me arsyet e përdorimit të këtij lloji gazi dhe as për efektet e mundshme që mund të ketë pasur në shëndetin e qytetarëve që ndodheshin në zonë gjatë protestës.
Ngjarja shton shqetësimet mbi mënyrën e menaxhimit të tubimeve dhe përdorimin e mjeteve të kontrollit të turmave, duke ngritur nevojën për transparencë dhe përgjegjësi institucionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
