LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 00:12

"Doja të paguaja kurimin e gjyshes"/ Arrestohet me 500 mijë euro në makinë i riu shqiptar, dënohet nga gjykata

Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata pasi u kap duke transportuar rreth 100 kilogramë kanabis, me një vlerë të përllogaritur prej afro 500 mijë eurosh në tregun e paligjshëm.

Gjatë procesit gjyqësor, ai deklaroi se ishte përfshirë në trafikun e drogës për të siguruar para për trajtimin mjekësor të gjyshes së tij, një shpjegim që la të habitur trupin gjykues.

Sipas mediave franceze, i riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor, ku në automjetin e tij policia zbuloi sasinë e madhe të kanabisit. Hetimet zbuluan se ai kishte pranuar të transportonte drogën në këmbim të një pagese, duke u bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

Në sallën e gjyqit, ai u përpoq të justifikonte veprimin e tij duke thënë se kishte nevojë urgjente për para për të mbuluar shpenzimet e kurimit të gjyshes. Megjithatë, gjykata vlerësoi se, pavarësisht situatës familjare të pretenduar, kjo nuk mund të justifikojë përfshirjen në një aktivitet kriminal të një përmase kaq të madhe.

Si përfundim, gjykata e shpalli fajtor për transport dhe trafik të lëndëve narkotike, duke theksuar se rrethanat personale nuk e përjashtojnë përgjegjësinë penale për një vepër të tillë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE