
Më 24.05.2026, zyrtarë policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese, pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, në zonën e SPB Tetovo kanë
ndaluar një autobus “Mercedes” në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga fshati Dobrosht i Tetovës, i cili qarkullonte në linjën Gjermani–Maqedoni e Veriut.
Gjatë kontrollit të automjetit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët shoferi nuk posedonte dokumentacion dhe leje transporti.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të kryer ndaj një pasagjeri, F.I. (20) nga fshati Tearcë i Tetovës, janë gjetur pesë zarfe me para në valuta të ndryshme, në shumën e
përgjithshme prej 34.965 eurosh, të cilat ai i kishte futur përmes Vendkalimit Kufitar Tabanoc pa i deklaruar dhe pa poseduar dokumentacion për origjinën dhe pronësinë e tyre.
Personat e përfshirë janë privuar nga liria në bazë të nenit 278 të Kodit Penal (“kontrabandë”) dhe nenit 29 të Ligjit për Operacione Devizore. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
