LAJME / E Premte 15 Gusht 2025, 13:01

E fortë! “Ti me Nanon mbushët xhepat në 2004 me Bankers”, Malaj sherr me Murrizin: Të promovoi..

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri tjetrin për kohën kur kanë qenë në pushtet.


Malaj thotë se Murrizi u promovua në Tatime në kohën e qeverisjes së parë të PD-së, nga Tritan Shehu, të cilin tani e përçmon, ndërsa vetë Murrizi përgjigjet duke e akuzuar Malajn se ka mbushur xhepat me Fatos Nanon në vitin 2004 me privatizimet e sektorëve të rëndësishëm, vetëm një vit pasi do të dilnin në opozitë.

Murrizi: Nuk kam qenë deputet ne 2005 unë o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur për Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhatë turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.


Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikqyres i Bankës se Shqipërisë për te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.

Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE