LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 18:06

Ndahet nga jeta mjekja e njohur

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga Kosova pasi bëhet me dije në moshën 74-vjeçare doktoreshë Drita Berisha, e para e shkencave nga lëmia e gastroenterologjisë, hepatologjisë, si dhe subspecialistja e parë në vend.

Lajmin e kobshëm e kanë bërë publik familjarët e saj të cilët përmes një njoftimi publik njoftuan ndarjen nga jeta të doktoreshës. Ndërsa bëjnë me dije se i jepet sot lamtumira e fundit.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 24 gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjet. Po ashtu, ceremonia mortore e doktoreshës do të zhvillohet sot, më 24 gusht, në ora 16:30, në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

Ndërsa bëhet me dije se familja pret vizita dhe më 25 dhe 26 gusht, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE