LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 14:02

E FORTE! Debate të ashpra në BBVK, Ludo-Klodit: A je g*y?

Në Prime-n e fundit të “BBVK”, tensioni mes Ludos dhe Klodian Mihajt u bë temë diskutimi pas një deklarate të fortë nga ana e Ludos. Ai e pyeti Klodianin direkt: “A je gay?”, një pyetje që shkaktoi reagim të ashpër nga ky i fundit.

Ludo ka shpjeguar më pas se nuk e tha në atë mënyrë, por ka dyshime: Klodi ka mbetur, nuk po del nga treshi-përsheshi. Te klipi kuptohet se ky 20 minuta bën lojë del në Prime, me lojën e çiftit shkon larg. Një mashkull se rrin me femër dhe nuk ka interes, aty unë kam dyshime. Nëse rrin me një femër të bukur si Elijona, kam dyshime. Unë i thashë më fal, a je gej. Unë e di që nuk është.

Ai vijoi duke argumentuar se sjellja e Klodianit tregon pëlqim për partneren e tij femër: Klodi po rri me një femër se ka shprehur pëlqim për të. Mashkull-femër nuk ka shoqëri. Nuk ka logjikë.

Reagimi i Ludos nuk kaloi pa polemika, pasi banorët e tjerë ndërhynë duke e kundërshtuar dhe duke e kritikuar për mënyrën se si u shpreh ndaj Klodianit. Sjellja e tij ka nxitur debate të shumta mes publikut dhe fansave, të cilët e kanë konsideruar pyetjen dhe tonin e tij të papërshtatshëm.

Situata ka bërë që episodi të marrë një dimension më të madh në media sociale, ku përdoruesit shprehen ndarë mes atyre që e mbrojnë Ludon dhe atyre që mbrojnë Klodianin, duke theksuar se temat e orientimit seksual duhet trajtuar me kujdes dhe respekt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE