
Jeta e Barbara Daly Baekeland u shënua nga luksi dhe tragjedia, duke kulmuar me vrasjen brutale të saj nga duart e të birit. Në moshën 52-vjeçare, ajo u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e saj luksoze në Londër nga 25-vjeçari Tony. Ky i fundit u gjet duke qëndruar mbi trupin e saj teksa porosiste ushqim.
Si fëmija i vetëm i martesës së trazuar të Barbara-s dhe trashëgimtarit të Brooks Baekeland’s, jeta e Tony-t u njollos nga mosfunksionimi.
Barbara, një ish-modele që dikur ishte cilësuar si një nga 10 vajzat më të bukura të Nju Jorkut, takoi Brooks, një pilot praktikant me Forcat Ajrore Mbretërore Kanadeze dhe nip i shpikësit të plastikës, Leo Baekeland. Në vitin 1946 ata u bënë prindër për herë të parë, erdhi në jetë Tony.
Marrëdhënia komplekse dhe shqetësuese midis djalit dhe nënës ka qenë objekt i shumë spekulimeve. Pretendohet se lidhja e çiftit ishte icestuoze, me disa raporte që thonë se Barbara ishte përpjekur që të ‘kuronte’ ho mose ksualitetin e të birit, duke e detyruar atë që të flinte me p rostituta.
“Daily Star” shkruan se kur kjo metodë dështoi, pretendohet se 52-vjeçarja filloi të a buzonte se ksualisht vetë.
E teksa marrëdhënia e tyre u bë e dhunshme, sjellja e Tony-t u bë gjithnjë e më e çrregullt. I riu u pa duke u përpjekur të vriste nënë e tij duke e shtyrë atë para makinave. Nga ana tjetër, problemet e shëndetit mendor të Barbara-s, e çuan atë në përpjekje për të bërë vetëvrasje. E të gjitha këto e ndërlikuan edhe më shumë situatën e tyre, raporton “Express”.
Pasi Brooks u martua përsëri dhe pati një fëmijë tjetër, duke lënë pas Tony-n dhe Barbara-n, Tony-t u diagnostikua me skizofreni.
Marrëdhënia e saktë mes të birit dhe nënës mbetet e paqartë, por ngjarjet tragjike që u zhvilluan janë një dëshmi e pasojave shkatërruese të lidhjes së tyre të trazuar.
Jeta luksoze e familjes në Londër u njollos nga problemet e 52-vjeçares me djalin e saj gjithnjë e më të çrregullt. Tony shpesh e kërcënonte atë me thika.
Ndërkohë rrëfimet tronditëse të Barbara-s për incestin i tronditën ata përreth saj, por ishte gjithashtu e qartë se ajo kishte nevojë të thellë për vëmendje.
Në natën fatale të vrasjes së 52-vjeçares, Tony pranoi se u grind me nënën e tij për një mik që e kishte ftuar, por të cilin Barbara nuk donte ta shihte. Grindja u përshkallëzua në dhunë, me 25-vjeçarin që e goditi nënën e tij përpara se ta godiste me thikë.
“Mendja ime ishte paksa e çuditshme dhe isha shumë nën ndikimin e nënës sime. Ndjeja se ajo po më kontrollonte mendjen”, ka thënë i riu më vonë në polici.
E teksa ishte në paraburgim, Tony luftoi për t’u përballur me atë që kishte bërë dhe pyeste nëse nëna e tij ishte ende gjallë. Ai u shpall fajtor për vrasje të paqëllimshme dhe u dërgua në Broadmoor.
Ndërkohë gjyshja e tij nga babai, Nini Daly, bëri fushatë për riatdhesimin e të riut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por babai i tij ishte i bindur se i biri ishte i aftë që të vriste përsëri, duke e përshkuar atë si “të lig”.
Ishte viti 1980 kur ai u lirua nën kujdesin e gjyshes 87-vjeçare, në Nju Jork. Megjithatë, konsulenti i tij në Broadmoor më vonë pranoi se lirimi i Tony-t kishte qenë një gabim.
Menjëherë pas mbërritjes së tij në Nju Jork, 25-vjeçari ndërtoi një faltore makabre për nënën e tij të ndjerë dhe shpesh dëgjohej duke murmuritur mbi hirin e saj. Vetëm gjashtë ditë pas largimit të tij nga Broadmoor, Tony e gjeti veten në një debat të ashpër me gjyshen e tij për një telefonatë që donte të bënte në Angli, gjë që rezultoi në goditjen e saj me thikë tetë herë.
“Ajo nuk do të vdesë”, ishin fjalët e para të Tony-t sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Ai rrëfeu dëshirën e tij për të ‘bërë seks’ me 87-vjeçaren dhe besonte se do të ishte ‘më e sjellshme’ ta vriste.
25-vjeçari u dënua më pas me burgim të përjetshëm në Rikers Island. Më 20 mars të vitit 1981, në orën 3:30 pasdite, Tony u gjet i vdekur me një qese plastike të mbështjellë fort rreth kokës. Shkaku i vdekjes së tij nuk është përcaktuar kurrë përfundimisht, si vrase apo vetëvrasje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
