LAJME / E Shtunë 25 Prill 2026, 19:07

E dhimbshme: Mërgimtari 25-vjeçar humb jetën tragjikisht në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në diasporë. Mërgimtari Sofian Podvorica, vetëm 25 vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale para disa ditësh në Gjermani.

Sipas informacioneve fillestare, i riu humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, duke lënë pas familjen, miqtë dhe të afërmit në dhimbje të thellë. Lajmi për vdekjen e tij është përhapur me shpejtësi, duke prekur zemrat e shumë bashkatdhetarëve, si në vendlindje ashtu edhe në mërgatë.

Sofiani përshkruhet nga të njohurit si një djalë i sjellshëm, punëtor dhe plot jetë, i cili kishte emigruar në Gjermani me shpresën për një të ardhme më të mirë. Humbja e tij e parakohshme konsiderohet një goditje e rëndë për familjen dhe rrethin e tij shoqëror.

Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku miq, të afërm dhe bashkëvendës shprehin dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Podvorica në këto momente të vështira.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e deshën. ??do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE