LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 13:01

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vranidoll

Është bërë e ditur se Astrit Vllasa, 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të komunikacionit në fshatin Vranidoll të Prishtinës, do të varroset sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi, ku kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e fshatit Vranidoll, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit.

Vdekja e të riut ka tronditur familjen, miqtë dhe banorët e zonës, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe dedikime prekëse në kujtim të tij.

Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila njoftoi se viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal, ndërsa pritet që pas përfundimit të procedurave hetimore të publikohen detaje shtesë lidhur me ngjarjen.

Humbja e parakohshme e 29-vjeçarit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që e njohën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE