LAJME / E Enjte 31 Korrik 2025, 03:03

E dashura e tadhtoi me mikun e tij më të mirë, basketbollisti dh*non pa ndalur partneren (Video)

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar.

Igor Cabral ka gjetur një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para shpërthimit.

Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht. Ai nuk është mjaftuar vetëm me një goditje pasi për të paktën 30 sekonda nuk është ndalur së godituri me grush partneren e tij duke e lënë të gjakosur.

Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg.

Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për tentativë vrasjeje të grave, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE