
Kjo godinë, që deri tani ka kushtuar mbi 4 miliardë lekë, duhet të përfundonte më 10 Prill 2025. Objekti i ri i Institutit të Shëndetit Publik akoma nuk është dorëzuar. Nga ana tjetër, duket larg përfundimi.
Këto janë ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala dhe zyrtaret që shoqërojnë nëpër godinën e zhveshur. Një veprim për të treguar se aty puna vazhdon dhe inaugurimi do të bëhet një herë tjetër.
Korpusi i ri i Laboratorëve Referencë Kombëtare të ISHP-së, një investim strategjik kombëtar që pritet të vihet në funksion në vitin 2026, do të krijojë një nga kapacitetet laboratorike më moderne në rajon, -do të deklaronte ministria. Me sa duket, edhe zonja Sala nuk ka një datë për mbarimin e projektit që ka filluar kur ishte në krye Albana Kociu… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
