LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 14:02

Dyshohet se rrembeu dhe i mori jeten shokut te ngushte, Policia sapo beri zbulimin TRONDITES

Historia plot me mister e zhdukjes së të riut Eglant Koçi në Tiranë, është në qendër të hetimeve të bluve të kryeqytetit. Ndërsa mësohet se së fundmi kontrollet janë shtrirë në zonat malore të Tiranës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, Policia e Tiranës po vijon me kërkimet në Pëllumbas dhe Qafë Mollë, dy zona të cilat vizitoheshin nga autori kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e të riut, Armand Shakaj.

Kanë qenë dëshmitë e banorëve të zonës së Pëllumbasit, të cilët janë shprehur se kanë parë në zonën e tyre mjetin e Armand Shakajt, çka ka nxitur Policinë për të vijuar me kërkimet në zonat malore.

Po ashtu, referuar të dhënave të sistemit TIMS, mësohet se 41-vjeçari nuk rezulton të ketë dalë jashtë kufijve të vendit, çka shton dyshimet e forta se ai po fshihet brenda.

Sipas grupit hetimor thuhet se Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor.

Për rrjedhojë blutë e vendit kërkojnë bashkëpunimin e bluzave të bardha që të raportojnë në raste se “Mand dhelpra” mbërrin në spital për të marrë ndihmë mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE