
Personazhi i rrjeteve sociale, Gjoke Ndrevataj, i njohur në TikTok me pseudonimin Aroni ka publikuar në transmetim live pamje nga momenti i sulmit ndaj një 26-vjeçari më 6 dhjetor, pranë rrethrrotullimit të Freskut.
Sipas policisë, Ndrevataj është shpallur në kërkim së bashku me një tjetër personazh të TikTok, Xhemal Uka, i njohur si Fire.
Të dy dyshohen si porositës të sulmit ndaj të riut, i cili u mor persiper nga Helidon Marku. Ky i fundit është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.
Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur nga komentet që 26-vjeçari kishte bërë gjatë transmetimeve live të personazheve në fjalë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
