LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 02:02

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima u përfshinë në sherr, 20-vjeçarit i gjendet thika në ...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Johan Zuko.

Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Gazetarja Dhorjela Çule, raporton se Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë.

Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE