
Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas vdekjes së dy emigrantëve të paligjshëm në një zonë malore.
Ngjarja ka ndodhur në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur “Qyngji” ku dy shtetasit e huaj, të moshës rreth 20–22 vjeç, për të cilët dyshohet se janë emigrantë nga Afrika u gjetën pa shenja jete.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së tyre.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
