
Monika Kryemadhi, ka folur hapur për jetën e saj personale dhe ndarjen me ish-presidentin Ilir Meta, duke zbuluar disa nga vendimet që sipas saj ndikuan në divorcin e tyre.
Teksa u pyet në emisionin “Kjo Javë” në News24, se çfarë do ta kishte shpëtuar marrëdhënien e saj me Metën, Kryemadhi tha se nuk duhej, sipas saj, të ishte kryetare e LSI-së.
“E para që nuk duhet të kisha bërë është që nuk duhet të kisha zgjedhur të isha kryetare e LSI-së. Duhet të kisha pranuar të kisha shkuar Zonjë e Parë me Ilir Metën në Presidencë, siç kanë vajt të gjitha gratë e tjera aty, e kanë pasur zyrat e tyre”, tha ajo.
Më tej, ajo shtoi se me aq fuqi sa kishte të ndërhynte në jetën politike të ish-bashkëshortit të saj, një hap tjetër që do donte të kishte ndërmarrë për të mos arritur deri në divorc, do të ishte eliminimi i disa aktorëve politikë, që në fakt ajo i cilësoi si “bastard politik”, që manipuluan Metën.
“Me aq pak as më lejonte mua Ilir Meta të ndërhyja në jetën e tij politike, do të kisha eliminuar disa “bastardë polikë” që e manipuluan, uzurpuan jetën presidenciale të tij dhe axhendën politike duke e kthyer atë në një këndvështrim komplet tjetër që dashje pa dashje, edhe sot, gjithë beteja politike që shikojmë ne, ka treguar se vetë jeta politike e asaj kohe, mozhanca dhe opozita e asaj kohe që drejtohen nga Basha dhe unë, ishin në funksion të dëmtimi të rolit të Presidentit”, tha Kryemadhi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
