LAJME / E Premte 11 Korrik 2025, 17:05

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një grua nga Ukraina ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacioneve, një qytetar nga Vlora u erdhi në ndihmë nënës dhe vajzës në momentet kur ato po rrezikonin të mbyteshin në det.

Ai arriti t’i nxirrte në breg në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza ndodhet aktualisht e intubuar në spitalin e Vlorës, ndërsa nëna nuk arriti të mbijetojë.

Për shkak të faktit se viktima është shtetase e huaj, trupi i saj do të dërgohet drejt morgut të Tiranës për procedurat përkatëse.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, kur nëna dhe vajza ishin futur në det për t’u larë, por rrymat dhe dallgët i rrezikuan seriozisht.

Të dyja ishin turiste nga Ukraina dhe pushuesit e tjerë në zonë iu ofruan ndihmë të parë menjëherë, pas ndërhyrjes së parë nga qytetari që i nxori nga deti.

Sipas rrëfimeve të qytetarëve të pranishëm, ambulanca mbërriti me rreth 30 minuta vonesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE