LAJME / E Enjte 23 Tetor 2025, 16:04

Drama në familje! Goditi gjyshin me th*kë dhe tentoi të kalonte kufirin për në Greqi!

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur zonën e Korçës, pasi policia kufitare ka arrestuar një 35-vjeçar që po tentonte të arratisej drejt Greqisë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për një krim të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet V. Sh., banues në Bilisht, u kap nga shërbimet e kufirit në fshatin Vërnik, Devoll, gjatë një kontrolli në zonën e gjelbër të kufirit. Ai tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, por u ndalua në kohë.

Hetimet kanë zbuluar se 35-vjeçari dyshohet të ketë sulmuar disa herë me thikë gjyshin e tij, më datë 4 tetor 2025, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Pas ngjarjes, autori ishte fshehur për gati tre javë, derisa u kap nga policia gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi.

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa i riu pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE