
Në një analizë të mprehtë të dërguar ekskluzivisht për gazetën “SOT”, analisti Kastriot Aliaj ka zbërthyer me nota të ashpra profilin politik dhe psikoanalitik të Sali Berishës në këto 35 vjet. Sipas Aliajt, prirjet destruktive të Berishës lidhen me rrënjët e tij dhe trashëgiminë e gjyshërve rusë të ardhur në Malësinë e Gjakovës gjatë shekullit të 19-të.
Analisti deklaron se Berisha u rekrutua nga shërbimi sekret jugosllav UDB më 30 dhjetor 1974, nën dosjen sekrete të koduart “Bisturia”. Për të fshehur këto lidhje dhe për të depërtuar në strukturat e larta të Bllokut, ai shfrytëzoi njohjet dhe mashtroi Besnikun, djalin e zyrtarit të lartë komunist Hysni Kapo. Më tej, në këtë qëndrim të pasqyruar sot nga gazeta “SOT”, zbardhen edhe prapaskenat e rënies së monizmit, ku Perëndimi kishte projektuar fillimisht kandidaturat e Ylli Vejsiut, Aleksandër Meksit dhe Neritan Cekës.
Megjithatë, përmes ndërhyrjes së ambasadorit Rajerson dhe manipulimeve të UDB-së, Berisha arriti të futej në garë dhe t’ia merrte pushtetin Aleksandër Meksit, i cili fitoi raundin e parë, por dha dorëheqjen pas premtimeve për postin e kryeministrit. Ndërkohë z. Aliaj thekson për gazetën “SOT” se veprimtaria e mëvonshme e Berishës në krye të shtetit la pasoja të rënda, duke përfshirë mbështetjen e skemave të Vorio-Epirit dhe goditjen pas shpine ndaj Kosovës në vitin 1999.
Në mbyllje të shënimit të tij, analisti bën thirrje se largimi i Berishës dhe reformimi urgjent i Partisë Demokratike me elemente të rinj është një emergjencë kombëtare për shpëtimin e opozitës dhe konsolidimin e demokracisë. Megjithatë theksojmë se kjo deklaratë e analistit Aliaj ndaj Berishës është një qëndrim personal i tij, ndërsa sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të z. Aliaj.
Reagimi i plotë i analistit Kastriot Aliaj për gazetën “SOT”
“Kanë 35 vjet shqiptarët që dëgjojnë kambanat shurdhuese të berishizmit, si bartës i destruktivitetit që buron nga qenia e tij, me prirje vetëm për sundim e shkatërrim. Nëse do të ishte gjallë filozofi dhe psikoanalisti gjerman Erich Seligman Fromm, Sali Berisha do të përbënte një nga personazhet e veçanta tek libri i tij: “Anatomia e shkatërrueshmërisë njerëzore”. Nëse i referohemi atij libri, në analizën brenda tij gjen motivet dhe sjelljet arrogante të Saliut, që përshkojnë të gjithë rrugën e tij në këto 35 vjet. Fatkeqësisht mund të themi se loja e tij në krye të PD-së së mbetur, me protestat që organizon për mbijetesën e tij, janë shprehje e shterpësisë mendore, e arrogancës dhe mungesës totale të koherencës. Tek ky lider i papërgjegjshëm për gjithçka që ka bërë dhe po bën, duke personalizuar dhe mbrojtur interesat e tij, sundon nekrofilia si një shfaqje direkte e destruktivitetit në emër të shkatërrimit. E gjithë platforma e tij pas shpalljes nga aleatët strategjikë “non-grata” është e lidhur me pasionet e tij me natyrë diabolike, vetëm me “revolucionin” serial të protestave, për të ardhur ne pushtet me çdo mjet. Qenia e tij aktualisht në krye të PD-së së shpartalluar, me thirrjet e tij destruktive, përbën një kërcënim real për shoqërinë dhe demokracinë. Duke i kthyer protestat në një institucion rrugaçërie, pa vizion, pa jetë, pa ideale, por vetëm për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga marrëzitë dhe krimet e shumta që rëndojnë mbi figurën e tij. I mbështetur nga një çetë njerëzish të hurit e të litarit, me të cilët ka qeverisur dje, po përligjin çdo të keqe të natyrës dhe kënaqësive narciste. Platforma e tij, që përshkohet dhe flet me nota agresive, nuk përbën ndonje teori pozitive, ideologji dhe aq më pak filozofi, por që në vitet e para të përmbysjes së monizmit u devijua nga parimet demokratike, duke pasur si qëllim kryesor pasurimin familjar e klanor. Që shqiptarët ta njohin më mirë se kush është në të vërtetë Sali Berisha, po bëjmë një ekspozé për spektralizmin e profilit në optikën psikoanalitike, që lidhet me rrugën djallëzore të tij.
Profili i fshehur dhe maskat e Berishës
Tendencat dhe refleksionet e tij me natyrë agresive janë trashëgimi e gjyshërve të tij rusë, të ardhur në shek. XIX nga rrethinat e detit Kaspik. Disa nga rusët e ardhur në Ballkan në shek. XIX mbetën edhe në Malësinë e Gjakovës, të cilët i vunë zjarrin dy herë, fakt ky që njihet edhe nga banorët e vjetër të asaj treve. Dalja e tij në krye të PD-së, pa asnjë meritë në lëvizjen për demokraci, e favorizoi atë që të luajë ballo me maska në mjedisin shqiptar. Një tjetër favorizim për këtë simbol të së keqes së demokracisë në Shqipëri ishte qenia e tij në radhët e PPSH-së si i besuar i saj, që i dha dimensione prioritare në “artin” e mashtrimit dhe maskave. Këto favore djallëzore i hapën rrugën për të depërtuar në Gardën e Republikës si rezervist, duke shfrytëzuar Dinë Abazin që ishte doktor i Hysni Kapos, në mënyrë që ta zëvendësonte atë kur ai mungonte.
Por ai shkoi edhe më tej, duke u takuar me djalin e Hysni Kapos, Besnikun, të cilit i kërkonte ta hiqnin Dinë Abazin dhe në vend të tij të shërbente Saliu, i cili përfundoi mjek pranë Simon Stefanit. Por qëllimet e mbrapshta të tij ishin më të thella, që duke u futur në Bllok, ai do të maskohej duke hequr çdo dyshim se ishte i lidhur me shërbimin sekret jugosllav UDB, me dosje në arkivat e saj “Bisturia”. Disa nga këto detyra për shkatërrimin e Shqipërisë ishin të vëna nga Millosheviçi në takimin e Ohrit, të regjistruara në kasetën që mbante biznesmeni Remzi Hoxha, i cili u zhduk pa lënë gjurmë nga grupi kriminal i urdhëruar nga Saliu. Po kush e vendosi Sali Berishën në krye të PD-së? Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën se si kanë rrjedhur ngjarjet, duke mos u mashtruar nga broçkullat spekulative të Saliut dhe mbështetësve të tij. Futja e tij në Bllok i hapi rrugën për kurse 6 deri 12 muaj në Francë, ku filloi edhe përpunimi i tij si agjent i UDB-së, e cila duke ditur lidhjet e tij, bën rekrutimin në këtë shërbim më 30 dhjetor të vitit 1974, me dosjen “Bisturia”, ku janë evidentuar të gjitha kontributet e tij.
Nga skemat e Vorio-Epirit tek ambiciet aventureske
Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar, që të kishte lidhje me vendet perëndimore, ngaqë shumë emigrantë të larguar në Perëndim, para përmbysjes së monizmit në Shqipëri, ishin nga veriu, nga Kosova, Mali i Zi dhe MV. Për vendosjen e drejtuesit të PD-së, Perëndimi kishte përgatitur tri kandidatura: Ylli Vejsiu me lidhje familjare me SHBA, Aleksandër Meksi që kishte qenë i lidhur me Greqinë, ngaqë gjyshi i tij prift kishte shërbyer si ish-kolonel i Asfalisë, ndërsa Neritan Ceka me mbështetje gjermane. Por amerikanët, me anë të Rajersonit (i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd), rekomanduan Sali Berishën për kryetar të PD-së, ngaqë e morën si më të besuarin nga drejtuesit e tjerë të Ballkanit, i cili shumë shpejt do të zhgënjente besueshmërinë e SHBA-së. UDB përdori të gjitha opsionet që Saliu të emërohej kryetar i PD-së, duke shfrytëzuar edhe Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde, për të tërhequr bashkëpunëtorë nga vendet e Ballkanit. Në garën midis Meksit, Cekës, Vejsiut dhe Saliut, u ndërhy të fitonte patjetër Saliu, kur në fakt fitorja i buzëqeshi Meksit. Është dashur ndërhyrja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin, duke dhënë dorëheqjen Meksi, në mënyrë që të dilte në krye Saliu, sepse Meksit iu premtua detyra e kryeministrit.
Dalja e tij në krye të PD-së dhe presidencës ka qenë një ogur i zi për Shqipërinë, një fatkeqësi kombëtare që u pasua me veprimtari kriminale, një dosje e zezë që ka mbetur pa u shqyrtuar në zyrat e SPAK-ut. Si do të punonte për Shqipërinë Saliu nga dalja në krye të PD-së dhe presidencës, kur e gjithë familja e tij ishte nën kthetrat e UDB-së? Saliu ka qenë jo vetëm armiku i Shqipërisë por edhe i Kosovës, fakt ky që e vërteton një dokument i ish-sekretarit të SHBA, Kristofer, i cili bënte të qartë pozicionin e Sali Berishës më 1999, thikë pas shpine të Kosovës, duke e njohur atë vetëm si entitet brenda kufijve të Serbisë. Veprimtaria e tij kriminale i kalon kufijtë edhe në drejtim të Greqisë, kur mbështeti skemën e Vorio-Epirit gjatë viteve të qëndrimit si kryeministër, me 88 ligje dhe 145 VKM, deri dhe tek shkatërrimi dhe përdhosja e veprave të Fan Nolit, si themelues i Kishës Autoqefale Shqiptare. Për çfarë duhet ta besojë Saliun e djathta shqiptare, kur ai është shkatërrues i vlerave të saj?
Si mund t’i besosh më këtij njeriu, i cili nuk ka demonstruar kurrë moral të ndërgjegjësimit kombëtar, kohabitacion me të gjithë faktorët politikë, por i ka trajtuar jo si konkurrentë idesh e alternativash, por si armiq? Si mund t’i besosh më këtij njeriu, të drejtojë të djathtën e shkatërruar dhe të pareformuar, duke e zbritur atë në nivelin e rrugës? Si mund t’i besosh më këtij njeriu, që doktrina e tij ka qenë dhe mbeti ekskluzivitet i politikës aventureske, që ka rezultuar gjatë gjithë rrugës së tij si irracionale, pa jetë, pa vizion dhe pa ideale? Për të djathtën dhe mbështetësit e saj është emergjencë kombëtare largimi sa më parë i Sali Berishës nga kreu i saj, duke bërë reformimin dhe rigjenerimin me elemente të rinj, që PD të zërë rolin që i takon si aset kombëtar, në themel të ndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë”, shprehet analisti Kastriot Aliaj gjatë një shënimi që i ka dërguar gazetës “SOT”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
