LAJME / E Martë 30 Shtator 2025, 02:02

Donald Trump i jep leje Ukrainës: Sulmo Rusinë në tokën e saj

Amerika i jep dritën e gjelbër Ukrainës që të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimit. Këtë e konfirmoi i dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Keith Kellogg, që sqaroi se presidenti, Donald Trump, ka dhënë autorizimin e tij, por pranoi se ka pasur raste kur Pentagoni ka frenuar Kievin në këtë drejtim.

“Duhet të përdoren kapacitetet për të goditur në thellësi. Nuk ka më pika të sigurta”, u shpreh Kellogg për Fox News. Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë.

“Pyetja është se kush mund t’i lëshojë këto raketa, edhe pse do të vinin nga territori i regjimit të Kievit? Vetëm ukrainasit, apo do të duhet ta bëjnë forcat e armatosura amerikane? Kush i përcakton objektivët, amerikanët, apo ukrainasit?”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se fillimisht duhet të përcaktohen kërcënimet e mundshme, që më pas shteti i tij të zgjedhë kundërpërgjigjen.

“Nuk ka asnjë ilaç që mund ta ndryshojë situatën në vijën e frontit për regjimin e Kievit tani për tani. Nuk ka asnjë armë magjike. Qofshin Tomahaëk apo raketa të tjera, ato nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë dinamikën”, shtoi zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

Peskov konfirmoi gjithashtu pezullimin e procesit të negociatave. Ukraina menjëherë ka kaluar tek veprat. Mediat raportojnë për sulme të shumta raketore dhe me dronë në territorin e Rusisë, me një prej tyre ndaj një stacioni elektrik në Belgorod, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE