
Ka qenë njëra prej motrave të vajzave që ka gjetur në telefonin e saj një mesazh me një burrë, i cili i kërkonte që të takoheshin në një hotel në zonën e Gazit, dhe më pas do t’i jepte para.
Pas ndërhyrjes së policisë, katër tutorët ranë në pranga, ndërsa të miturat u morën në mbrojtje. Ndërkohë mediat greke kanë bërë publike dhe disa nga mesazhet që njëra nga të miturat shkëmbente me tutoren 25-vjeçare.
25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.
25-vjeçarja: Ai jep më shumë
Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.
E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç
Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. Tnë fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?
Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?
E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.
Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…
E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?
Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?
Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?/m.j
