LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 17:05

"Djali im rritet me ninulla shqip": Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës

Një histori frymëzuese që prek zemrat e shqiptarëve kudo në botë. Flutura Mazreku, bashkëshortja e deputetit kanadez që uroi publikisht Pavarësinë e Kosovës, ka rrëfyer me emocion për jetën e saj dhe përkushtimin ndaj rrënjëve shqiptare edhe larg atdheut.

Ajo tregon se, megjithëse jetojnë në Kanada, identiteti dhe kultura shqiptare mbeten pjesë e pandashme e familjes së saj.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Flutura thekson se dëshira më e madhe është që djali i saj, Williams Kastriot, të rritet duke e njohur historinë, gjuhën dhe origjinën e tij.

“Djali im rritet me ninulla shqip”, shprehet ajo me krenari, duke treguar se dashuria për kombin dhe traditat shqiptare kultivohet çdo ditë në familjen e tyre.

Një rrëfim i ndjerë që dëshmon se identiteti shqiptar jeton fort edhe përtej kufijve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE