
E diela ka qenë një ditë e rëndë në Kosovë, ku në ngjarje të ndryshme të raportuara nga autoritetet janë regjistruar tre raste të vdekjeve.
Dy rastet e para u raportuan në rajonin e Prizrenit. Sipas Policisë së Kosovës, një grua rreth 54-vjeçare u gjet pa shenja jete në një banesë në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, ndërsa pak orë më vonë një burrë rreth 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të Dragashit. Për të dy rastet janë iniciuar hetime dhe trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat përkatëse.
Një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në Shtime, ku një grua 46-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori”. Ajo u transportua fillimisht për trajtim mjekësor në QKMF-në e Shtimes, por nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra.
Në të tre rastet, Policia e Kosovës dhe prokurorët kompetentë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet përkatëse.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të procedurave hetimore dhe mjeko-ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
