LAJME / E Shtunë 4 Prill 2026, 15:03

Dhunoi me sende të forta një person për vendin e parkimit, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të shtunë një 28-vjeçar, pasi në rrugën “Hamdi Garunja” është konfliktuar me një person tjetër për vendin e parkimit të makinës.

Sipas raportimeve, në pranga ka rënë shtetasi R. D., 28 vjeç, i cili ka goditur me sende të forta shtetasin O. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. D., 28 vjeç, pasi në rrugën “Hamdi Garunja”, në një parkim, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin O. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE