LAJME / E Martë 17 Mars 2026, 04:04

Detajet nga Italia/ Si humbi jetën shqiptarja 20-vjeçare pasi ra nga ballkoni

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, e njohur nga miqtë dhe familjarët si Angi, humbi jetën pas ra nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj.

“Shërbimet e emergjencës dhe karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje pas alarmit të dhënë nga bashkëshorti, i cili e gjeti të shtrirë në oborrin e brendshëm të pallatit.”

Sipas mediave lokale, ngjarja dyshohet të ketë qenë një aksident tragjik, dhe jo një veprim i qëllimshëm apo pasojë e ndërhyrjes së personave të tretë. Kjo është edhe pista kryesore që po hetohet policia.

“Hetuesit kryen rindërtimin e ngjarjes dhe inspektime të hollësishme në apartament dhe ambientet përreth. Hetuesit përjashtuan përfshirjen e palëve të treta. Sipas hetimeve paraprake, 20-vjeçarja po gatuante në shtëpi atë mëngjes, kur dyshohet se u shpërqendrua nga zilja e derës dhe doli jashtë apartamentit pa marrë çelësat me vete. E mbetur jashtë dhe pa mundësi për të hyrë, ajo dyshohet se tentoi të ngjitet në fasadën e ndërtesës duke u kapur pas parmakëve, për të arritur në ballkonin e saj në katin e dytë. Gjatë kësaj përpjekjeje, humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej rreth 8–10 metrash, duke marrë dëmtime fatale në kokë.”

Familjarët e saj, përfshirë nënën dhe motrën, kanë mbërritur nga Shqipëria për të qëndruar pranë të afërmve dhe për të përballuar këtë humbje të rëndë.

“Ajo u gjet e shtrirë në oborrin e pallatit në mëngjes në gjendje shumë të rëndë. U dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga rënia.”

Ngjarja e trishtë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali dhe familjarët e saj, ndërsa hetimet për të konfirmuar çdo detaj të incidentit vazhdojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE