LAJME / E Martë 21 Prill 2026, 17:05

Detaje të reja nga krimi në Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në Podgoricë, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë.

Autori i dyshuar, Vehid Murici, pas krimit të rënde ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric-it me origjinë nga Rozhaja.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi.

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE