LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 16:04

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja që tronditi qytetin e Shkodrës

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja makabre që tronditi qytetin e Shkodrës këtë të enjte, ku një 62-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është identifikuar si Shtjefën Ziçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, tip çifte bashkëshorten e tij Bardhe Ziçi, 55 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ajo nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, duke shkaktuar tronditje te banorët e zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autori i dyshuar ka pritur efektivët dhe nuk ka bërë rezistencë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar motivet dhe dinamikën e plotë të këtij krimi të rëndë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë praninë e një numri të madh efektivësh policie dhe zonën e rrethuar, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet hetimore për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.  

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, thuhet në njoftimin e Policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE