LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 23:11

Deputeti socialist: Kjo protestë është një festë me bamje, speca, patëllxhan, por pa mish

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, tha se protesta nuk është më qytetare, por politike.

Çakërri theksoi se protesta tani është shndërruar në një tubim ku janë krerët e partive të reja dhe PD-së. Sipas deputetit, kjo protestë pa kokë nuk do të çojë askund.

“Grupet politike atje kanë dalë hapur, qoftë nga partia Mundësia, Arlindi, Adriatiku, Euroatlantik, PD, të gjithë janë aty për të rritur numrin e votuesve të tyre.

“Kjo protestë nuk është më qytetare, është politike. Do ta them në mënyrën më popullore të mundshme, i ngjan një procesioni ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhanë e gjithçka, por nuk ka mish, nuk ka kokë, dhe kjo do të thotë se nuk do të shkojë askund për sa kohë që hyjnë partitë e vogla”, tha ajo për A2, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE