LAJME / E Shtunë 4 Prill 2026, 00:12

Deputeti Braçe shpalli kandidaturën për Bashkinë e kryeqytetit

Deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka konfirmuar publikisht kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, ka marrë vëmendjen mediatike ditët e fundit, teksa në mbështetje të tij janë rreshtuar disa figura të njohura të politikës.

Braçe ka nisur një tur takimesh me socialistët në Tiranë për të fituar mbështetjen e tyre. Po ashtu, një tur ka nisur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka zhvilluar disa takime në njësi të ndryshme të kryeqytetit.

Por një incident raportohet se ka ndodhur gjatë Asamblesë së PS-së në Njësinë nr. 7 në Tiranë, ku protagonist ka qenë pikërisht Erion Braçe.

Sipas Vox News, mbledhja ishte njoftuar se do të niste në orën 18:00, por Rama ka mbërritur më herët dhe, në këtë mënyrë, mbledhja nisi me të pranishmit që ndodheshin aty.

Braçe, i cili ishte njoftuar se ky takim do të mbahej në orën 18:00 dhe kishte mbërritur pikërisht në këtë orar, nuk është lejuar nga Garda të futej në mbledhje, pasi, sipas tyre, ajo kishte nisur.

Diçka e tillë është pranuar edhe nga vetë deputeti socialist, i cili tha se nuk ka qenë në këtë mbledhje pasi ishte i angazhuar në një tjetër takim.

“Unë në këtë njësi nuk kam qenë, sepse e kisha të pamundur të shkoja në Kashar, pasi isha në një mbledhje tjetër. Isha në Asamble, ku ishte zonja Manastirliu, dhe në orën 19:00 ishte mbledhja në Kashar, ndaj e kisha të pamundur të isha. Por isha në Asamble dhe unë zakonisht ulem në fund të sallës për të parë sesi është perceptimi i njerëzve dhe si e përjetojnë ata”, tha Braçe mbrëmë në Top Story, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE