LAJME / E Shtunë 4 Prill 2026, 13:01

Del sondazhi nga Olti Curri: Çfarë ndodh nëse Rogerti përballet me Bolin? Ja kush del nga shtëpia

Një sondazh i publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke nxjerrë në pah një diferencë të thellë në mbështetje mes dy banorëve, Boli dhe Rogerti.

Pyetja e shtruar ishte e drejtpërdrejtë: “Në qoftë se janë në nominim Boli dhe Rogerti, për cilin do të votoni që të dalë nga shtëpia?”. Rezultatet kanë qenë mjaft të qarta, ku plot 91% e votuesve janë shprehur që dëshirojnë largimin e Rogertit, ndërsa vetëm 9% kanë votuar për Bolin.

Ky rezultat tregon një prirje të fortë të publikut kundër Rogertit, duke e vendosur atë në një pozicion të vështirë nëse një nominim i tillë do të ndodhte realisht. Nga ana tjetër, Boli duket se gëzon më shumë simpati dhe mbështetje nga ndjekësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE