LAJME / E Mërkurë 4 Shkurt 2026, 14:02

Deklarata e Shoqatës së Prokurorëve për pagat, reagon FORT Edi Rama: Paska dalë një

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së një shoqate të re të prokurorëve, e cila mëngjesin e sotëm shprehu solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve dhe kërkoi që të mos ketë ulje pagash.

Në reagimin e tij, Rama thekson se shoqata në fjalë nuk është ende e regjistruar sipas ligjit, ndonëse brenda afatit për regjistrim, ndërsa e cilëson të pabazë pretendimin për “ulje pagash”.

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar ‘që të mos ulen pagat’”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, bëhet fjalë për një interpretim absurd të situatës, pasi kategoria më e privilegjuar e piramidës së pagave në shtet po paraqitet si e diskriminuar. Ai sqaron se, në këtë rast, “ulje page” po konsiderohet fakti që pagat nuk rriten aq sa kërkojnë shoqatat e gjyqtarëve.

“Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur”, thekson Rama, duke e quajtur këtë arsyetim të pabesueshëm, por fatkeqësisht real.

Kryeministri nënvizon se nuk ka pasur asnjë tentativë për uljen e pagave të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe se qeveria, përkundrazi, ka treguar vëmendje të shtuar ndaj sistemit të drejtësisë. Ai përmend si shembull punën e nisur prej gati një viti për ndërtimin e një Poli Drejtësie, që sipas tij do të ofrojë kushtet më të mira të punës në rajon.

Në fund të reagimit, Rama ngre edhe një pyetje publike për shoqatën e re të prokurorëve, lidhur me problematika të tjera serioze në sistemin e drejtësisë.

“Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!”, përfundon ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE