
Një tjetër video është publikaur së fundmi e cila pasqyron momentin e konfliktit mes Joz Markut dhe Eduart Kuçit, dy ish-banorë të Big Brother Vip, të cilët mesa duket konfliktin e rrjeteve sociale e kanë zhvendosur në rrugë, duke e degjeneruar deri në përplasje fizike.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme ka qenë këngëtari Marku, ai i cili i shoqëruar nga disa persona i ka bërë pritë Kuçit në autostradë, në afërsi të Qaf Kasharit. Në momentin kur dhe automjeti me të cilin Eduart Kuçi po udhëtonte i vetëm “futet në mes” nga mjetet e Markut dhe shokëve të tij, të gjithë këta zbresin dhe fillojnë ta dhunojnë ish-banorin e Big Brother.
“O Joz, o Joz…më fal”, dëgjohet të thotë Edi, ndërkohë që Jozi i kërkon që t’i ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje.
“Pse më ke sharë, uli në gjunjë, ulu në gjunjë”, dëgjohet të thotë Marku. Ndërkohë që një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar syrit tonë është tabela e policisë e cila mbahet në duar nga një prej personave që shoqëronin Jozefin Marku.
Simbolet e Policisë së Shtetit mesa duket janë përdorur nga agresorët për të ndaluar mjetin me të cilin Eduart Kuçi po udhëtonte dhe për ta futur në grackë. Lidhur me këtë sherr i cili thuhet se ka ndodhur prej ditësh, mirëpo vetëm ditët e fundit është bërë publik me pamje nëpër rrjetet sociale, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, e cila ngre jo pikëpyetje edhe për mënyrën se si është realizuar ndalimi i automjetit të Eduart Kuçit.
Një tjetër element që kërkon sqarim të menjëhershëm është përdorimi i simboleve të Policisë së Shtetit nga një prej personave që shfaqet në video. Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për shenja, tabela apo elementë identifikues të policisë të përdorura pa autorizim, atëherë kemi të bëjnmë me një shkelje flagrante të ligjit.
Pikërisht për këtë arsye, mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit do të nisë verifikimet për të identifikuar personat e përfshirë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mbi të gjitha, për të përcaktuar nëse simbolet policore të përdorura në këtë episod janë autentike apo të falsifikuara dhe se si kanë përfunduar në duart e personave që shfaqen në video.
