
Një atentat i filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një palestre në São Paulo i ka marrë jetën influencerit brazilian Evandro Luiz Prudente, 33 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Sheiku i Basteve”.
Prudente, me origjinë nga Porto Alegre, ishte ulur në ambientet e pritjes së palestrës kur një person i veshur me të zeza dhe me doreza hyri brenda dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij nga afër. Autori u largua menjëherë pas sulmit.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa hetuesit sekuestruan 16 gëzhoja, të cilat po analizohen si pjesë e hetimit.
Krahas aktivitetit në rrjetet sociale dhe përmbajtjeve të lidhura me bastet sportive, 33-vjeçari merrej edhe me tregtimin online të automjeteve. Një nga pistat e hetimit lidhet me dyshimet se ai mund të ishte përfshirë edhe në huadhënie me interesa.
Në kuadër të hetimeve janë ndaluar tre persona në shtetin e Rio de Janeiros, por policia nuk ka raportuar gjetjen e armëve që mund të jenë përdorur në atentat. Një motoçikletë, që dyshohet se është përdorur për largimin e autorëve, u gjet e braktisur pranë palestrës. Autoritetet po analizojnë itinerarin e saj dhe mënyrën se si është organizuar sulmi.
Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse Prudente ishte ndjekur përpara ekzekutimit dhe nëse atentati lidhet me kërcënime të mëparshme. Sipas raportimeve lokale, ai ishte larguar nga Rio Grande do Sul dhe ishte vendosur në São Paulo pasi kishte marrë kërcënime, ndërsa kishte edhe precedentë penalë të lidhur me vrasje dhe trafik droge.
?A 33-year-old man, was shot dead inside a gym in Brazil??, Security cameras captured the incident, showing an alleged gunman approaching the victim and opening fire before fleeing on a motorcycle with an accomplice.
— International Relations (@Intl_Relations0) August 27, 2026
Police are investigating the motive and working to identify… pic.twitter.com/0ufqlikhIj
Bashkëshortja e tij ka deklaruar se, sipas dijenisë së saj, ai nuk kishte marrë kërcënime të reja kohët e fundit. Motivi i atentatit mbetet ende i paqartë dhe nën hetim./vizionplus.tv
