
Zbardhet komunikimi i fundit i 24-vjeçares palestineze para se të vritej nga babai i saj në Shqipëri.
Personi i fundit që ka folur me Rayan Alwan, ka qenë i dashuri i saj libanez që e njohu në Gjermani.
Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.
Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.
I dashuri: Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.
Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.
Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.
Kujtojmë se Rayyan Alwan dyshohet se u vra nga babai i saj në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
