LAJME / E Martë 3 Shkurt 2026, 22:10

Darka ka habere të mira”/ Lëvizje e papritur nga PS, për të kënaqur demokratët

Me kërkesë të socialistëve, shqyrtimi i projektvendimit për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale është hequr nga rendi i ditës.

Taulant Balla: Darka ka habere të mira. Bazuar në nenin 49, pika 1 e Rregullores, siç thotë Rregullorja, kërkoj një ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, në këtë seancë. Besoj ka dakordësi nga të gjitha palët, me shpresën që puna do të rifillojë.

Luçiano Boçi: Kërkesa jonë ka qenë e qartë, jo të mos shqyrtohet, por tërheqja e këtij vendimi. Tërheqja tregon vullnet, nëse doni ta lini situatën as mish as peshk, atëherë doni ta bëni lojë. S’e keni ndarë mendjen, ndajeni ju mendjen. Ne e kemi bërë deklaratën, kemi treguar gatishmërinë tuaj, pse mo me sëpatë në qafë do futemi në komisione, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE