
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.
Votat janë ndarë 4 pro dhe 4 kundër duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku mësohet se janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.
Ndërsa ata që votuan pro kërkesës së qeverisë, ishin 4 gjyqtarët: Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
