LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 01:01

Dalin emrat e përfshirë në ngjarjen e rende qe ndodhi sot

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Rrogozhinë, ku një konflikt mes dy fqinjëve përfundoi me një viktimë.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima është Rrapush Memolla, rreth 60 vjeç, ndërsa si autor i dyshuar është arrestuar Meklan Meçe, rreth 25 vjeç. Të dy banonin pranë njëri-tjetrit në lagjen “Mollaj” të Rrogozhinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, kur për motive që paraprakisht konsiderohen të dobëta, mes dy fqinjëve ka shpërthyer një konflikt i çastit që më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Si pasojë e plagëve të marra, Rrapush Memolla ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën, ndërsa 25-vjeçari Meklan Meçe ka pësuar dëmtime në njërën dorë.

Pak pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Brenda pak minutash, pas ndërhyrjes së shpejtë operacionale, policia arriti të lokalizojë dhe të arrestojë Meklan Meçen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit, shkaqet që çuan në përplasjen fatale mes dy fqinjëve dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin detaje të tjera mbi konfliktin që i mori jetën 60-vjeçarit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE