LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 13:01

Dalin emrat e 6 të arrestuarve në operacionin “Grupi” në Vlore

Janë zbuluar emrat e 6 personave të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Grupi”, i finalizuar në Vlorë dhe që çoi në goditjen e një grupi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të narkotikëve.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ranë:

Florian Shala alias Florian Alliaj;

Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;

Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;

Mes të arrestuarve ndodhet edhe Aleksandër Dula, i njohur edhe me emrat Aleksandër Thomai dhe Ilir Dula, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Leçes me 6 vjet e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjatë operacionit u kap edhe Turi Aligjoni, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të ndodhur më 7 qershor në Vlorë, ku mbeti i plagosur shtetasi F. L., 26 vjeç.

Operacioni u zhvillua në një lokal në fshatin Vranisht, ku efektivët e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, arrestuan anëtarët e grupit dhe sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 telefona celularë, 1850 euro dhe 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit dhe për dokumentimin e episodeve të tjera ku mund të jenë përfshirë të arrestuarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE