
Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit i koduar “Botulinum toxin”, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.
Pas kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, uniformat blu kanë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike.
Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre 30 kilinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.
Për këtë veprimtari të paligjshme, janë të akuzuar 12 persona, ku 3 prej tyre janë arrestuar, 6 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Së fundmi, janë zbardhur dhe emrat e 30 klinikave estetike që kanë rezultuar në paligjshmëri, si dhe emrat e 10 të akuzuarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.
Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:
Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.
Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinik“, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 shtetaset:
Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beuty”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jonida Zaçe administratore e klinikës “Onxy Dermo Care”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Klarida Bekaj administratore e klinikës “Begas Clinik”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”
Ndërsa në kërkim është shpallur Skerdilajd Faria, administrator i klinikë “KEIT Day Hospital”, i njohur ndryshe si Skerdi Faria, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike për personazhet e showbizit shqiptar.
Gjithashtu, në kërkim janë shpallur dhe shtetasit K. B. dhe A. F. B., të dy adminstratorë klinikash estetike ku injektohej produkti mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”.
Skerdilajd Faria, administrator i klinikë “KEIT Day Hospital”
Ndërsa 30 klinikat estetike që janë gjetur në paligjshmëri janë:
Subjekti “Era_Medical Aesthetics”
Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”
Subjekti “Amra_medical_aestetics”
Subjekti “Este Medical Group Albania 1”
Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”
Subjekti “Allure Beauty Center”
Subjekti “Keit Day hospital”
Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”
Subjekti “Velvet Medical Center”
Subjekti “Medicare Hospital”
Subjekti “Onxy Dermo Care”
Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”
Subjekti “Cozzy Aesthetics”
Subjekti “Doctor Hospital”
Policia bëri me dije se po punon për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim, teksa nuk dihet nëse Skerdi Faria ndodhej jashtë vendit kur u shpallën masat e sigurisë apo jo.
Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë pritet të dalin në gjykatë për rishikim të masave të sigurisë.
