LAJME / E Mërkurë 18 Mars 2026, 04:04

Bllokohet integrimi i Shqipërisë, Marta Kos ‘tradhton’ Ramën: Moldavia po ecën përpara drejt BE

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është bllokuar dhe mund të përfundojë në kalendat greke.

Një ditë më parë u konfirmua se vazhdon rezistenca e BE për të mos lejuar miratimin e raportit IBAR, që nënkupton hapjen e derës për të nisur mbylljen e negociatave.

Në krye të vendeve që nuk pranojnë miratimin e raportit IBAR është Gjermania.

Kjo është një goditje për Edi Ramën pas vendimit të tij për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi.

Por Rama duhet të ndjehet i zhgënjyer edhe nga Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit.

Kjo e fundit konfirmoi sot se në krye të rrugës drejt integrimit tashmë ndodhet Moldavia.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” tha Kos. Sot.com.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE