LAJME / E Diel 28 Dhjetor 2025, 14:02

"Big Brother VIP Albania" me një nominim ndryshe këtë javë

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një tjetër kthesë të rëndësishme në lojë, duke ndryshuar mënyrën e eliminimit.

Këtë herë, të gjithë 17 banorët e mbetur janë futur njëkohësisht në televotim, duke e lënë vendimin plotësisht në duart e publikut.

Ndryshe nga javët e kaluara, ku nominimet bëheshin mes një numri të kufizuar banorësh, këtë herë shikuesit do të votojnë për të preferuarin e tyre nga i gjithë grupi.

Banori që do të marrë më pak vota për të qëndruar në shtëpi, do të detyrohet ta lërë garën në spektaklin e së martës.

Ky format i ri pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e lojës, duke rritur tensionin mes banorëve dhe duke i bërë ata më të kujdesshëm në sjelljet dhe marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë.

Çdo veprim, debat apo aleancë mund të ndikojë drejtpërdrejt në mbështetjen e publikut.

Ndërkohë, spektakli i mbrëmshëm solli edhe një largim nga shtëpia: banorja që u eliminua dhe i dha fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania ishte Xhodi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE