LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 15:03

Berisha thotë se është hequr nga ‘NON GRATA’, Amerika i bën atë që nuk pritej! Del dokumenti i plotë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të enjte se nuk ka qenë kurrë “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka pasur vetëm një sanksion që lidhej me vizën e tij amerikane.

Në një komunikim me gazetarët, pas raportimeve se ndaj tij ishte hequr “non grata”, kreu i Partisë Demokratike tha se ka marrë një komunikim zyrtar dhe se tashmë “është kthyer”.

“Unë kam patur komunikim zyrtar. Ajo çka mund të them është unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata. Ka patur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata, por edhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje në SHBA. Sot unë them u ktheva”, deklaroi Berisha.

Megjithatë, dokumentacioni publik i Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të tregojë se Berisha dhe familjarët e tij figurojnë në listën e personave të sanksionuar për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor.

Në listën publike të publikuar nga Departamenti i Shtetit në maj 2021, figurojnë emrat e Sali Berishës, bashkëshortes së tij Liri Berisha, si dhe djalit e vajzës së tyre ,Shkëlzen dhe Argita Berisha, si persona të përfshirë në masën e shpallur nga SHBA.

Sipas vendimit të shpallur në maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit argumentoi se Berisha ishte përfshirë në akte korruptive gjatë ushtrimit të funksioneve publike, ndërsa masa u shtri edhe ndaj anëtarëve të afërt të familjes së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE