LAJME / E Hënë 27 Tetor 2025, 15:03

“Belinda Balluku thirret sot nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera,paraqitja e saj pritet sot”

SPAK njofton se Balluku është person nën hetim për tendera

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar Belinda Ballukun, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si person nën hetim për dyshimin e shkeljes së barazisë në tendera.

Sipas njoftimit, Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës. Ende nuk është bërë e ditur nëse ajo do të paraqitet.

Ftesa mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që Balluku të jetë e asistuar nga avokati, një praktikë që nënkupton mundësinë e komunikimit zyrtar të një akuze penale.

Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022 dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE